DETAJE/ Humbi jetën në aksident, polici po lëvizte në korsinë e gabuar

schedule16:04 - 25 Qershor, 2023

schedule 16:04 - 25 Qershor, 2023

 

Një punonjës policie ka mbetur i vdekur pasi mjeti i tij është përplasur me një trajler në aksin Korcë Bilisht në afërsi të fshatit Neviçisht.

Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.

LEXO EDHE: EMRI/ Aksident në aksin Korçë-Bilisht: Trajleri përplaset me makinën, një i vdekur

Policia beri të ditur  se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale ndërkohë që Vaskë Çunoti drejtues  i mjetit të tonazhot të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor. Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasje  e mjetit të vogël me mjetin e tonazhit të rëndë.

Nga përplasja, mjeti është përfshirë nga flakët dhe u desh nderhyrja e shërbimit zjarrfikës për të fikur zjarrin. Goditja ka qenë aq e fortë sa 62 vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e trajlerit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!