Detaje/ Ekzekutimi i të riut në Vlorë, u qëllua me snajper sapo doli në ballkonin e banesës

schedule23:46 - 7 Janar, 2024

schedule 23:46 - 7 Janar, 2024

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë. Gazetari Elton Nika për ABC News, se i riu ka qenë në banesën e tij.

Në momentin kur ka dalë në ballkonin e banesës dyshohet se është qëlluar me snajper.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë sipas policisë së Vlorës, autorët e dyshuar kanë braktisur automjetin tip “BMW” dhe më pas i kanë vënë flakën. Autorët kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe për pasojë po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

(Automjeti tip BMW, i djegur)

Sakaq në mbështetje të policisë janë edhe dhe Forcat Renea që po kryejnë kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!