Detaje të reja janë mësuar nga atentati i ndodhur në Vlorë. “ABC News” mëson se në makinën e djegur që dyshohet se është e autorëve, janë gjetur dy armë automatike dhe dy krehër fishekë.
Ndërkohë automjeti i djegur rezulton tip KIA. Nga ky atentat u plagos Kevin Hajrulla, që ishte shënjestra e atentatit.
Gjithashtu mbeti i plagosur edhe një person i rastit, Armand Spahiu. 35-vjeçari Armand Saphiu punonte në një dyqan, është plagosur në këmbë.
/abcnews.al/