Dëshmitë e koloneles izraelite në Gaza/ Leibovich: Vit shumë i vështirë, në çdo shtëpi ka armë

schedule17:50 - 6 Shtator, 2024

schedule 17:50 - 6 Shtator, 2024

Kryetarja e Komitetit Hebreo Amerikan, Avital Leibovich ka ardhur në Shqipëri. E ftuar në “News Line”, ajo ka thënë se la qene një vit shumë i vështirë, pasi po përballen me 7 fronte lufte.

Leibovich ka theksuar se Palestina duhet të kontrollojë autoritetet e saj. Sakaq, ajo ka ndarë dhe disa dëshmi që ka hasur në këtë periudhë të vështirë, duke shtuar se  në derën e çdo shtëpie shikon armë.

Ne kemi humbur rreth 1 mijë persona dhe gjithashtu janë 101 pengje të mbajtura në Gaza. Zgjedhjet aty nuk mbahen prej 20 vitesh, janë autoritetet palestineze të njëjta prej 20 vitesh. Duhet një qasje tjetër, një lidership i ri në mënyrë që të çoj popullësinë palestineze në një vend tjetër.

Duhet të them që asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë si kjo. Ka një tendencë për të menduar se është Hamasi, terroristët, por ka dhe qytetarë të pafajshëm. Dua ta ndaj me ju sot, është se qytetarët janë duke u shfrytëzuar nga Hamas. Shkon në një shtëpi normale, me një kuzhinë, me një sallon, me dhomat e fëmijëve dhe shkon në një dhomë është një 6-vjeçare, dhoma është rozë. Është me një tapetë dhe kur e ngre, ka një tunel, ku ka armë që mbahen dhe magazinohen. Ky është një shembull.

Ka shumë anëtarë të Hamas që paguhen. Besoj që ka shumë njerëz që nuk besojnë rrugën e tyre.

Në një që qendron me mya 24/7 dhe nuk do ta harroj asnjëherë, kur një terroist i ri i Hamas shkoj në një nga komunitetet më 7 tetor në xhaketën e tij kishte kamera, mori në telefon familjarët e tij dhe i tha në telefon ‘unë vrava një hebre’ dhe ata e përgëzuan atë. Unë mendoj çfarë lloj shoqërie, çfarë lloj prindërish janë këta që po rrisin këta fëmijë”, u shpreh Leibovich./abcnews.al