Dëshmia në polici e autorit të masakrës së Selenicës: Unë i vrava

schedule14:45 - 11 Gusht, 2018

schedule 14:45 - 11 Gusht, 2018

Rreth 500 forca policie që ishin vënë në ndjekje të autorit të masakrës së Selenices kanë arritur ta ndalojnë 24 vjeçarin në orët e para të mëngjesit. Ridvan Zykaj qëndronte i fshehur në një stan jo shumë larg vendngjarjes. Ai ka deklaruar në polici se viktima e akuzonin për çdo gjë dhe ka kërkuar ndihmën e një avokati.

 “Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni. Viktimat më akuzonin për çdo gjë, unë s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë”.

Kjo ka qenë dëshmia e 24 vjeçarit Ridvan Zykaj në policinë e Vlorës. Gjatë rrëfimit të tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

Autori merret në pyetje vazhdimisht për rrethanat e krimit. Në ambjentet e policisë ka mbërritur edhe porkurori Sajmir Smaja. Prokurori ka kërkuar edhe ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme të shëndetit mendor.

Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Zykaj fillimisht ka qëndruar i fshehur në një stan rreth 2 km larg banesës së tij dhe më pas është ka gjetur strehë nëpër disa shkurre.

Lokalizimi i tij është bërë nga dylbi termale. Në momentin e arrestimit mësohet se 24 vjeçari nuk ka bërë rezistencë.

Për kapjen e autorit të masakrës me 8 persona të vrarë u angazhuan 500 forca policie. Blutë e Vlorës kanë sekuestruar armën me të cilën është kryer krimi, por ende nuk është gjetur telefoni i tij.

24 vjeçari ekzekutoi me kallashnikov familjen e Besimit prej të cilit kishte shumë frikë. Vrau të zotin e shtëpisë, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Kur dëgjuan të shtënat në shtëpi mbërriti vëllai i tij Azem Zykaj bashkë me të shoqen.

Të dy i qëlloi për vdekje. Autori nuk e mbylli me kaq. 24 vjeçari u drejtua tek shtëpia e vëllait të gjyshit dhe qëlloi me kallashnikov Demir Zykajn dhe gruan e tij invalide.

Mësohet se 74 vjeçari Demir Zykaj kishte edhe dy fëmijë të tjerë, njërin në emigracion në Greqi, kurse tjetri ndodhej në vendin e krimit.

Ky i fundit kishte probleme me dëgjimin dhe nuk ka lëvizur nga dhoma e tij edhe pas të shtënave. Mendohet se kjo e ka shpëtuar nga vrasja. Ndërsa Besmir Zykaj kishte edhe një djalë tjetër që punonte si kamarier në Llogara. Kurse fëmijët e Azemit nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e masakrës. Dyshohet se 24 vjeçari i vrau të afermit e tij pas një debati të nisur për vjedhjen e  disa pulave. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!