DËSHMIA/ E masakroi gruan dhe njoftoi policinë: Çfarë tha autori para bluve të Durrësit

schedule13:23 - 26 Shkurt, 2020

schedule 13:23 - 26 Shkurt, 2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh.

Kjo që shihni në foto është Hajdie Tosuni e cila mbeti e vdekur sot, si pasojë e goditjeve fatale të levës së hekurit, dhe gërshërëve nga bashkëshorti i saj,  brenda në biznesin ku tregtonte metrazhe.

Pasi ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Rrushdi Tosuni ka lajmëruar vetë policinë.

Ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur në trotuar policinë ndërkohë konsumonte cigare. Policisë i ka thënë se dyshoja se më tradhëtonte.

Me sa duket Ruzhdi Tosuni nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hajdies, me të cilën kishte 3 fëmijë nga një martesë e gjatë.

Burime për ABC News, bëjnë me dije se Tosuni ka thënë: “E vrava se ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vite që e duroj prandaj e vrava.”

Ngjarja  e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, la të vdekur në vend bashkëshorten e tij  Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!