Dëshmia e Artan Tafanit/ Lëshohen 16 urdhër arreste, kapet në Greqi Laert Haxhiu

schedule09:29 - 28 Shtator, 2023

schedule 09:29 - 28 Shtator, 2023

Gjashtëmbëdhjetë urdhër arreste janë lëshuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka dhënë edhe dëshmitë e tij para hetuesve.

ABC News mëson se deri më tani janë ndaluar 10 persona, dy prej të cilëve në Greqi, ku një ndër ta është Laert Haxhiu.

Ndërsa dy prej personave te shpallur në kërkim, rezulton se ndodhen jashtë territorit shqiptar dhe pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar.

Nga dëshmia e tij janë zbardhur 6 vrasje, që sipas burimeve janë, vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.

Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!