Deschamps i “ruhet” Lewandowskit: Është një lojtar inteligjent dhe teknik

schedule13:27 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 13:27 - 3 Dhjetor, 2022

Franca do të përballet ditën e nesërme me Poloninë, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të Kupës së Botës.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes, tekniku i “gjelave”, Didier Deschamps, e konsideroi sulmuesin e Polonisë, Robert Lewandowskin, si një rrezik për Francën.

“Natyrisht ai është një lojtar që bën diferencën në zonën e portës, ne do duhet të jemi në gjendje ta kufizojmë atë. Përveç inteligjencës taktike dhe aftësive teknike, ai është një futbollist që e përdor trupin shumë mirë, madje edhe topi më i parëndësishëm mund të bëhet i rrezikshëm kur është në këmbët e tij. Polonia është një ekip që mbrohet shumë mirë. Ka lojtarë të fortë me përvojë ndërkombëtare si Szczesny, Glik, Zielinski e Grosicki. Nuk është vetëm Lewandowski.”,- është shprehur Deschamps, në konferencën e tij për shtyp. /i.m /abcnews.al