Desara Xhangolli: Mungesa e dashurisë më e fortë se e parave

schedule14:38 - 18 Janar, 2018

schedule 14:38 - 18 Janar, 2018

Kryevepra e Jean Genet (Zhan Zhanet) ” Shërbëtoret” këtë fundjavë do të vijë premierë për publikun në Teatrin Eksperimental, në sallën”Gëte” me regji të Kiço Londos. Aktorja Desara Xhangolli rrëfen detajet e personazhit të zonjes rreth së cilës, dy shërbëtorët urrejnë e dashurojnë së bashku atë.

“Shërbëtoret” Jean Genet sjell efektet e sulmit kundër çdo gjëje të detyruar, duke prodhuar kështu edhe eksperimentin social.

Urrejtja dhe dashuria e dy shërbëtoreve ndaj zonjës së tyre krijon situata dhe te papritura befasuese.

Vepra shquhet për një lojë të fortë psikologjike. Dasara Xhangolli interpreton rolin e zonjës dhe pranon se sfida është e madhe , pasi ky personazh është jetësuar më herët nga emra të njohur të skenës.

Zonja e shtëpisë nuk është hasur asnjëherë me vështiresi financiare dhe materiale, por ajo është ndjerë gjithnjë bosh pasi i ka munguar dashuria dhe ajo lufton fort për këtë të fundit, të cilën e gjen, por i kërcënohet nga shërbëtorët e saj.

Xhangolli thotë se nuk e kam kërkuar diku gjetkë, personazhin, por brenda qënies time.

Shpesh personazhet ndodhen edhe në rolin e spektatorit, e kjo krijon pak vështirësi thotë aktorja.

E veçanta e zonjës sipas Desara Xhangollit qendron te ftohtësia edhe në ndjenja.

Solanz dhe Kleri janë dy vajza që jetojnë si shërbëtore të brendshme në një shtëpi bashkëkohore të shtresës së lartë. E përditshmja shtrënguese dhe imponuese, bindja, ndjesia e vazhdueshme e të qënit të mbyllur, marrëdhënia dashurore që zhvillohet ndërmjet tyre gjatë këtyre viteve dhe urrejtja e tyre ndaj pronarëve, krijon një përbërje shpërthyese të çoroditjes seksuale, tërbimit shkatërrues, instiktet vrastare dhe dëshira për rebelim dhe çlirim./abcnews.al