Dervishi: Nuk luajnë emrat në fushë, Partizani e mund Tiranën

schedule18:49 / 13/12/2019

Dritan Dervishi, ish-drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ka folur për ABC News para derbit të kryeqytetit. “Partizani është shumë më lart se Tirana, derbi nuk ka më të fortë. Fiton kush jep shpirtin në fushë”, tha Dervishi fillimisht.

“Partizani është më lart nga kualitetet. Kanë stol të mirë. Janë superiore, shumë. Mungesat e Telushit dhe Brojës? Sot luajnë me 11, nuk do të luajnë me 9. Janë të mirë, por edhe Hyseno, Romero dhe Solomon që do të luajnë, janë lojtarë të mirë”.

“Që të fitosh derbin duhet të fitosh për derbin. Tirana është e fortë përpara, por prapa kanë dobësi. Për Tiranën do të ishte më mirë të fitonte Partizani me Bylisin. Me humbjen do jenë më agresivë. Parashikoj fitoren e Partizanit.”.

“Partizani është kampioni, Tirana vjet e mbylli i shtati apo i teti. Është më lart Partizani, Tirana është emër i madh, por nuk luajnë emrat në fushë”, tha Dervishi në lidhjen direkte me gazetarin Gerti Çarçani. /abcnews.al

schedule18:49 / 13/12/2019