Deri në vitin 2035, në Gjermani nuk do të ketë punë pa inteligjencë artificiale

schedule14:42 - 7 Shtator, 2023

schedule 14:42 - 7 Shtator, 2023

Më së voni deri në vitin 2035, në Gjermani nuk do të ketë një vend pune ku nuk përdoret inteligjenca artificiale, ka vlerësuar ministri i Punës Hubertus Heil. Qeveria do të mbështesë financiarisht dhe ligjërisht përdorimin e inteligjencës artificiale, konfirmoi ministri.

Teksa të gjithë po flasin për zhvillimin e teknologjisë së re, që nga shfaqja e chatbot-it (ChatGPT), shumë pyesin se çfarë do të ndodhë me punën time në gazetari, zyrë, administratë”, tha ministri në Berlin, shkruan DPA.

Puna, theksoi ai, nuk do të zhduket, por do të ndryshojë.

“Kur përdoret mirë, AI mund ta bëjë botën e punës më humane, për shembull duke parandaluar aksidentet në punë”, tha Hale.

Megjithatë, politikanët nuk duhet të mbyllin një sy ndaj rreziqeve të keqpërdorimit të teknologjive, për shembull, për shfrytëzimin e punës, “shtypjen njerëzore dhe mbikëqyrjen totale”. Aty ku rreziqet janë të larta, duhet të vendosen rregulla të forta, theksoi ministri.

Në përgjithësi, pritshmëritë e Hale janë pozitive dhe çështja qendrore është besimi, tha ai, duke njoftuar se ministritë e punës dhe policisë do të përcaktojnë pikat kyçe për të mbrojtur të dhënat e punonjësve.

Në të ardhmen, AI duhet t’u ofrohet kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tha Heil, duke shtuar se duhet të ndihmojë gjithashtu administratën të jetë më efikase.

Në një takim javën e kaluar, qeveria gjermane miratoi një strategji të dhënash që planifikon të përcaktojë parakushtet teknike dhe ligjore për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë gjatë dy viteve të ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!