Deri në 5 metra, ky është qyteti i mbuluar nga bora

schedule18:38 - 19 Janar, 2021

schedule 18:38 - 19 Janar, 2021

Një provincë lindore në Turqi është përfshirë nga reshjet e dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka arritur në 4-5 metra.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për provincën Mus të Turqisë, ku trashësia e borës ka arritur deri në 3 metra, kishte vende edhe ku trashësia ka arritur edhe në 5 metra.

Ndërkohë, Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, ka thënë për mediat se bora tashmë 4 ditë që vijon dhe ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Ndërsa, ekipet e pastrimit të borës po hasin vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës.

“Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra”, tha Yentür. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!