Derbi i Manchesterit, Guardiola: CR7 lojtar i madh, ashtu si Leo Messi

schedule17:15 - 5 Mars, 2022

schedule 17:15 - 5 Mars, 2022

Ditën e nesërme do të luhet edhe derbi i manchesterit, mes Manchester City dhe Manchester United, takim që nis në orën 17:30.

Një derbi i cili pritet të jetë i luftuar, ndërsa vëmendja do të jetë edhe te Cristiano Ronaldo, i cili po kalon një krizë golash javët e fundit me United, por Pep Guardiola gjithsesi nuk beson se sulmuesi portugez mund të jetë në vështirësi.

Ai tha se Ronaldo është një nga lojtarët më të mëdhenj në 15 vitet e fundit, së bashku me Messin dhe se nuk dëshironte ta diskutonte më shumë këtë gjë.

“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj 15 vitet e fundit, bashkë me Messin. Atë që kanë bërë këta dy djem, nuk do ta shohim më kurrë.  Pasi kanë arritur nivele të tilla, ata janë nën vëzhgim çdo sekondë të jetës, dhe me mediat sociale, ata janë edhe më shumë.

Ai është një lojtar shumë i fortë. Një golashënues i madh, një lojtar shumë i mirë. Nuk dua ta diskutoj këtë gjë. Për mua është kënaqësi që e kam parë atë ndër vite dhe duhet të përdorim fuqitë tona që ta pengojmë atë t’i afrohet zonës, edhe pse është pothuajse i pandalshëm” ka theksuar Guardiola. /f.a/abcnews.al