Derbi i çmendur, Son: Shokuese, trishtim i madh! S’dua ta provoj më këtë ndjesi

schedule08:52 - 19 Tetor, 2020

schedule 08:52 - 19 Tetor, 2020

Futbolli mbetet një sport i paparashikueshëm që dhuron rezultate të çmendura dhe surpriza pafund. Kështu ndodhi në derbin e djeshëm të Londrës mes Tottenham dhe West Ham. Djemtë e Jose Mourinhos zhvilluan një pjesë të parë fantastike, të cilën e mbyllën 3-0.

Këtë rezultat e ruajtën deri në minutën e 82-të, por “Çekiçët” nuk u dorëzuan dhe ia dolën të realizonin tre gola në minutat e fundit, duke marrë një barazim të pabesueshëm. Zhgënjim i madh në kampin e Spurs dhe sulmuesi Son Heung Min nuk fshihet pas fjalëve.

Golat dhe rastet e TOTTENHAM-WEST HAM

Djemtë ndihen të shkatërruar nga ky rezultat. Menduam se fituam, kjo edhe prej faktit që zhvilluam një ndeshje të madhe deri 10 minuta përpara fundit. Shokuese ajo që ndodhi, por ky është futbolli. Duhet të mbetemi të përqendruar gjithmonë deri në minutën e fundit.

Nuk dua të përjetoj sërish një gjë të tillë, duhet të na kthehet mësim ky barazim me West Ham. As si barazim nuk më duket, është si një humbje. Jam realisht shumë i trishtuar dhe i mërzitur“, deklaron lojtari aziatik i ekipit londinez. /abcnews.al