Superiorja nuk njeh pushime fundviti. Sot luhen ndeshjet e javës së 11-të dhe do të ketë beteja të vërteta në fushën e lojës. FSHF dhe Supersport kanë veçuar Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi si duelet më të rëndësishme të kësaj jave, teksa do të zhvillohen veç të tjerave, prej orës 16:45.
Durrsakët kanë fituar dy ndeshjet e fundit dhe do kërkojnë t’ia dalin me sukses edhe ndaj kampionëve në fuqi, në mënyrë që të paktën distanca me Vllazninë kryesuese të mos ndryshojë. Për t’u parë është edhe sfida Partizani-Kukësi, skuadra që renditen në “podium” aktualisht.
Shkodranët Vllaznisë luajnë në shtëpi. Ata presin Skënderbeun dhe e kanë detyrim marrjen e tre pikëve, ndaj një rivali që po zhvillon lojëra të mira dhe nuk po merr rezultate. Në program janë edhe dy ndeshje derbi, Kastrioti-Laçi dhe Bylisi-Apolonia, që pritet të jenë mjaft të luftuara. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 11
E diel, më 27 dhjetor 2020
Ora 13:45 | Vllaznia-Skënderbeu
Ora 13:45 | Kastrioti-Laçi
Ora 13:45 | Bylisi-Apolonia
Ora 16:45 | Partizani-Kukësi
Ora 16:45 | Teuta-Tirana