Deputetja gjermane liberale, Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të BE-së. Ajo bën me dije se nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve. “Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike.
Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment”, shprehet ajo në një intervistë për Dojçe Vele. Deputetja e Bundestagut nënvizoi se Gjermania do të mbështesë Prishtinën dhe Beogradin në transformimin e tyre në një sistem të mirëfilltë demokratik, në mbështetjen e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut./abcnews.al

