Deputeti i ri i LSI, Ralf Gjoni: Më hodhën bojë me shiringë, nuk frikësohem

schedule10:13 - 21 Mars, 2019

schedule 10:13 - 21 Mars, 2019

Deputeti i ri i LSI-së që prite të betohet sot në Kuvendin e Shqipërisë, Ralf Gjoni,  mëngjesin e sotëm është sulmuar përpara banesës së tij. Një protestues i hedhur bojë në fytyrë.

Në një dalje për media teksa i drejtohej hyrjes së Parlamentit, Ralf Gjoni u shpreh se sot do të betohet si deputet. Sipas tij  ai ka për  qëllim të përfaqësojë qytetarët që e kanë votuar. Teksa ka theksuar se do të bëjë opozitë përballë qeverisë.

“Më hodhën bojë me anë të një shiringe. Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë lloj sjellje rrugësh duhet ta dinë që kam ardhur këtu të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Unë kam ardhur për t’u betuar, nuk kam ardhur për të marrë një rrogë të qelbur shtetit, por të përfaqësoj ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar. Nuk do të lejoj kurrë që emri im të keqpërdoret. Mendoni që unë vij për t’i bërë fresk qeverisë”?

Ralf Gjoni ka theksuar ndër të tjera se sulmi ndaj tij me bojë ishte i porositur nga lart./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!