Deputeti Gjerman Michael Roth dhe njëkohësisht Kryetari i Komitetit për çështjet e Jashtme të Parlamentit Gjerman ka dënuar me terma të ashpër sulmin e kryer ndaj kanalit të ujit Ibër Lëpenc në Kosovë duke e quajtur ngjarjen një akt terrorist.
Roth i cili e quajti këtë sulm një sulm tipik të terrorizmit Rus paralajmëroi edhe Beogradin Zyrtar nëse provat do të dëshmojnë se Serbia ka qenë e përshirë.
Kryetari I Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Gjerman shkroi në rrjetin social X se nëse Serbia fshihet pas këtij sulmi atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.
Sulmi ndaj Kanalit Ibër Lëpenc që furnizon me ujë disa qytete dhe fshatra të Kosovës si dhe dy centrale të prodhimit të energjisë është dënuar ashpër nga komiteti ndërkombëtar që ka deklaruar se do ti japin Prishtinës zyrtare të gjithë mbështetjen e duhur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe që autorët të përballen me drejtësinë.
Presidenti serb dhe ministri i Jashtëm i tij mohuan këtë të shtunë akuzat duke thënë se ato nuk kishin lidhje me sulmin që ndodhi në komunën e Zubin Potokut./abcnews.al