VIDEO/ Nuk vunë maskat: Ruçi u “tërheq veshin” deputetëve, Balla kërkon mbylljen e Kuvendit

schedule10:51 - 23 Prill, 2020

schedule 10:51 - 23 Prill, 2020

Seanca e sotme ka nisur me masa të forta sigurie sot ku deputetët u paraqiten në Kuvend me maska dhe doreza, ndërsa brenda sallës duket se nuk kanë qenë të kujdesshëm duke bërë që të reagojë edhe Gramoz Ruçi.

Pas pasi nisi seanca, Ruçi i tërhoqi vëmendjen atyre duke theksuar se duhet treguar kujdes me masat mbrojtëse dhe që të mos i heqin maskat apo të flasin nga afër me njeri-tjetrin.

“Shikoj disa deputet që nuk marrin masa mbrojtëse, janë për të mbrojtur veten dhe kolegët. Ju lutem të respektohet ky rregull”, tha Ruçi.

Në lidhje me këtë veprim reagoi më pas edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili madje kërkoi edhe mbylljen e Kuvendit nëse nuk respektohen masat.

“Maska nuk është kombinim me veshjen, është një detyrim. Do e nxisja qeverinë që të konsultohet me ekspertë dhe përdorimi i maskave të jetë domosdshmëri. Nuk është vetëm për t’u mbrojtur, por edhe ai tjetri që nuk e mban,mund të kthehet në një shpërndarës të armikut”, tha Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!