Në media të ndryshme qarkulloi lajmi i arritjes së akordit të transferimit të Memphis Depay te Barcelona. Sulmuesi holandez është dëshira e Roland Koeman për repartin ofensiv. Trajneri i ri i Barçës e njeh mirë 26-vjeçarin, pasi ka punuar me të në kombëtaren e Holandës.
30 milion euro u përfol se do të përfitojë Lyon nga shitja e yllit të ekipit, por presidenti i klubit francez ka mohuar gjithçka në një postim në Twitter, aty ku shpjegon se pse lojtari nuk mund të transferohet në kampin katalanas.
Memphis kost Barcelona 30 miljoen euro | Voetbal | https://t.co/ENn92q9lkf @ol @Le_Progres Le président du Barça m’a indiqué dès dimanche que le Barça souffrait beaucoup d la crise du Covid et n’avait pas de possibilité de faire une offre.#memphis https://t.co/R1eGdE276j
— Jean-Michel AULAS (@JM_Aulas) September 15, 2020
“Të dielën e kaluar, presidenti i Barcelonës më rrëfeu se klubit i tij po vuan shumë në aspektin financiar prej krizës së shkaktuar. Bartomeu më tregoi se nuk mundësi të më bëjë një ofertë në lidhje me Depay“, shkruan Jean-Michel Aulas. /abcnews.al