BULQIZË- Policia e Bulqizës ka dhënë informacion paraprak, duke konfirmuar denoncimin e Luan Tërnovës, i cili pretendon se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij këtë të premte.
“Mesditën e së premtes, Luan Tërnova ka denoncuar në sallën operative në qytetin e Bulqizës, se një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime”, thekson policia.
Nga kontrollet e kryera në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori i rastit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti. /abcnews.al