Denoncimi i Gurakuqit: Janë asgjësuar skenografitë e 20 viteve

schedule15:24 - 19 Shkurt, 2021

schedule 15:24 - 19 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Regjisori kontribuues prej 43 vjetësh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit Nikolin Gurakuqi, megjithëse i sapo dalë në pension,  përmes një letre dërguar ministres Margariti denoncon logon e re duke e cilësuar plagjiaturë dhe të padenjë për një Teatër Kombëtar Opere.

“Mendoj se një komison shqyrtues nga Ministria e Kulturës duhet të shkojë në TOKB në cilësinë e auditit për të cilësuar nëse është plagjiaturë apo jo kjo logo”, u shpreh ai.

Artisti  i 78  shfaqjeve në skenën e Operës dhe Baletit, si dhe pedagog prej 25 vjetësh në Universitetin e Arteve, thotë se me anën e një komisioni të brendshëm janë shkatërruar të gjitha skenografitë e repertorit aktiv, duke shuar historinë 67- vjeçare te këtij institucioni.

“Zonja ministre para pak kohësh Zana Çela me anën e një komisioni të brendshëm ka shkatërruar të gjitha skenografitë me pretekstin se i ka lagur shiu apo se copat i ka ngrënë miu. Si regjisor mua kurrë nuk më është paguar e drejta e autorit, por me eliminimin e tyre u zhdukën edhe autorësitë. Sot Opera Kombëtare ka në repertor vetëm 6 opera të prodhuara në vitet e Zana Çelës në postin e drejtorit”, tha ai.

Gurakuqi garanton se  këto denoncime  janë thjeshtë shqetësime të një artisti, e jo sulme politike që pretendon institucioni

“Unë jam njeri apolitik, jam pjesë e kombit, kam miq edhe demokratë edhe socialistë. Unë e kam kohën përmbi shpatulla, quhem Nikolin Gurakuqi”, tha më tej ai.

Politika me të rinjtë  në këtë institucion  sipas Gurakuqit janë thjeshtë propagandë, ai thotë se në opera nuk kanë hyrë në punë më shumë se 3 veta në kor, 4 tek solistët ,dhe 5 në orkestër, edhe ndonjë tek tuk në administratë dhe prapavijë, e jo 102 veta siç paraqet institucioni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!