“Futa për herë të parë në opera, puthjen dhe lutjen fetare’, rrëfehet Nikolin Gurakuqi: Kam ende në vesh fjalët e Pirro Manit

schedule10:28 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:28 - 30 Nëntor, 2023

“Regjia erdhi natyrshëm, jam frymëzuar nga babai im Luigj Gurakuqi, por duke krijuar unin tim”, kështu rrëfen në Pas Mesnatë, regjizori dhe këngëtari lirik Nikolin Gurakuqi.

“Teknikën e të vënit në skenë në anë teorike e kam mësuar nga im atë. Kam mësuar shkollën  e tij që ka studiuar në Moskë, dhe jo pak por tre vite. Para se të bëhesha asistent i Pirro Manit, kisha nisur me tim at. Me Pirron bëra praktikën, kishte besim te unë. Pirro ishte njeri impulsiv, nëse e shihte se nuk vleje, nuk të afronte. Por një gjë mbaj mend që më tha ‘ti do ia dalësh’. Dhe i kam në vesh fjalët e tij. Grupin e dytë të operas Kavaleria Rustikane do e vesh ti në skenë më tha. Për operetën Paja më zgjodhi në rolin kryesor, dhe asistent për të redaktuar të gjithë tekstin e veprës. Më dha një besim të fortë.” -tregoi ai në Pas Mesnatë.

“Shfaqet e viteve ’80-’90 kanë anarshi skenike, nuk ndodh kjo në teatrot perëndimore. Pra, nëse regjizori nuk është I fortë, ia shkatërrojnë shfaqjen. Fusin hundët të gjithë, duhet të jetë shumë rigoroz në skenar”, vijoi ai.

“Unë bëra një lëvizja, opera Peshkatarët e Perlave ka një lutje, që dikur nuk e lejonin . E futa në tempull brenda për t’i dhënë më shumë dashuri, për herë të parë në skenë janë puthur në opera në shfaqjen time. Futa edhe lutjen skenike që nuk lejohej deri në atë. Të gjithë e pëlqyen dhe heshtën, nuk tha gjë njeri”, – vijon ai./abcnews.al