Dënohet me burg i riu shqiptar, trafikonte klandestinë: Si i kalonte bashkëatdhetarët në Britani  

schedule18:58 - 9 Korrik, 2022

schedule 18:58 - 9 Korrik, 2022

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafikim të emigrantëve klandestinë. Floreand Lika, nga Temple Street, Portsmouth, u dënua sot me katër vjet e katër muaj burgim në Gjykatën e Kurorës së Portsmouth, raportojnë mediat britanike.

Gjykata e gjeti 27-vjeçarin shqiptar fajtor dhe e akuzoi atë si përgjegjës për organizimin e bashkëqytetarëve shqiptarë që të hipnin në anije në Francë dhe më pas silleshin në Britani.

Ai ishte në kontakt në telefon gjatë dy udhëtimeve me një nga tre persona të tjerë, të dënuar në fillim të këtij viti për rolin e tyre në sjelljen e njerëzve në vend ilegalisht.

Më 19 mars 2020, një anije që kishte udhëtuar nga Cherbourg në Francë mbërriti në East Cowes Marina në Hampshire me 12 persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në Britani. Midis 26 qershorit dhe 27 qershorit 2020, një tjetër varkë e vogël u kap pas një operacioni të përbashkët ms autoriteteve britanike dhe franceze. Gjashtë shqiptarë u gjetën në bord.

Lika u deklarua fajtor për komplot për të bërë një veprim për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje të ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo i BE-së. Lika u arrestua më 14 qershor pasi ishte shpallur në kërkim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!