Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes në ndeshjet e mbetura të këtij viti do i duhet të bërë pa një nga lojtarët e tij.
Pedri është dëmtuar përsëri dhe do mungojë më shumë se 1 muaj dhe rrjedhimisht lojtari e ka mbyllur vitin 2021 para kohe.
19-vjeçari nuk ka arritur të rikuperohet siç duhet dhe që nga fillimi i sezonit po vuan nga lëndimet e njëpasnjëshme.
Në këtë sezon Pedri ka mundur të zhvillojë vetëm 4 ndeshje në të gjitha garat e tij duke bërë që dëmtimet ta pengojë atë të shndërrohet në një lojtar kyç tek katalanasit edhe pse për të shpresat janë shumë të mëdha. /f.a/abcnews.al