Dëmtohet Messi, ja sa dyshohet të mungojë

schedule12:18 - 2 Nëntor, 2021

schedule 12:18 - 2 Nëntor, 2021

Lionel Messi është dëmtuar dhe ndaj Leipzig në Champions League nuk do të luaj.

Klubi i PSG-së ka bërë me dije se Messi nuk do të fluturojë me ta për në Gjermani.  Nesër PSG do të ndeshet me Leipzig  për raundin e katërt të grupeve.

Francezët zotërojnë grupin me 7 pikë në 3 ndeshje, ku kanë 2 fitore dhe 1 barazim. “Demat” ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë, ku shpresa për të mundur PSG-n duket pothuajse e pamundur.

Lionel Messi u zëvëndësua ditën e premte ndaj Lille në minutën e 46’ pasi ndjeu dhimbje në këmbë. Argjentinasi vuan nga një inflamacion në i kofshës së majtë .

Gjithashtu ai është në dyshim edhe me ndeshjen ndaj Bordeaux të shtunën, ku do të studiohet mirë gjëndja e numrit 30 të Parisit./H.LL/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!