Milani e mbylli këtë sezon, duke u kualifikuar pas disa vitesh në Champions League dhe lojtarët janë shpërndarë tashmë, disa me pushime e disa nëpër kombëtaret e tyre.
Një lajm i keq vjen për një nga lojtarët kryesorë të “Djallit”, Ismael Bennacer. Mesfuhsori ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe nuk do të jetë i gatshëm për Algjerinë, kombëtaren e tij në ndeshjet e qershorit.
Algjeria luan tre miqësore ndaj Mauritanas, Malit dhe Tunizisë dhe do i duhet të bëjë pa një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Në vazhdim pritet të mësojmë më shumë rreth dëmtimit të mesfushorit. /abcnews.al



