Dëmtimi në gju kundër United, Davide Calabria operohet nesër

schedule20:13 - 18 Mars, 2021

schedule 20:13 - 18 Mars, 2021

Davide Calabria u dëmtua javën e shkuar në ndeshjen me Manchester United dhe për trajnerin Stefano Pioli nuk ka lajme të mira. Mbrojtësi i djathtë, nga më të mirët e këtij sezoni në Serie A, do të duhet të operohet.

Mediat në Itali bëjnë me dije se Calabria do të kryejë nesër një operacion artroskopik dhe me gjasa do të mundojë për një muaj. Trajneri Pioli duhet të mendojë për zgjidhej të tjera gjatë kësaj periudhe.

Dalot, i huazuar nga Manchester United, është një opsion për trajnerin italian. Gjithashtu edhe i riu Pierre Kalulu, i transferuar në verë nga Lyon. /abcnews.al