Dëmtimi bëri që të humbasë vendin e titullarit, tre klube “Big” pas Brozovic

schedule10:46 - 26 Shkurt, 2023

schedule 10:46 - 26 Shkurt, 2023

Inter thuhet se po mendon seriozhisht të shesë në merkaton e verës mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic.

Brozovic ka pasur probleme me dëmtimet pas kthimit nga Kupa e Botës në Katar dhe ka humbur për një periudhë të gjatë vendin e tij si titullar, edhe pse në minutat e fundit që ka luajtur ai ka treguar edhe një herë që është një lojtar i kalibrit të lartë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, për kroatin nuk mungojnë skuadrat të cilat janë të interesuara për të marrë shërbimet e kartonit të tij.

Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea janë tre klubet të cilat po monitorojnë me kujdes situatën e Brozovic dhe Interi po mendon të arkëtojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij. Çmimi i kartonit të tij vlerësohet nga drejtuesit zikaltër nga 30 deri në 40 milionë euro./ h.ll/abcnews.al