Dëmtimet, dy titullarë mbajnë peng Vllazninë

schedule12:44 - 4 Tetor, 2019

schedule 12:44 - 4 Tetor, 2019

Vllaznia është gati për ndeshjen e radhës me Kukësin. Shkodranët luajnë në transfertë dhe synojnë të mos dalin pa pikë. Fitorja në kampionat me Skënderbeun, si dhe kualifikimi në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë bëjnë që morali në kampin kuqeblu të jetë i lartë.

Gjithsesi gjërat nuk është se shkojnë të gjitha “vaj”. Ka edhe probleme që lidhen me dëmtimet dhe janë dy lojtarë që shqetësojnë trajnerin Mirsad Jonuz. Mbrojtësi Filip Gligorov u rikthye ndaj Skënderbeut, por sërish ka pësuar një dëmtim.

Në klub bëjnë me dije se po bëhet maksimumi që të bëhet gati për ndeshje. E njëjta situatë edhe me brazilianin Emerson Britos dos Santos, i njohur me emrin sportiv Sinho. Shpresohet që sulmuesi dhe mbrojtësi i djathtë të rikuperohen dhe stafi teknik t’i llogarisë për ndeshjen me Kukësin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!