Dëmtim i rëndë, Edi Martinin e bën me dhimbje koke ylli i sulmit

schedule09:14 - 3 Tetor, 2020

schedule 09:14 - 3 Tetor, 2020

Teuta u mposht një ditë më parë nga Egnatia në miqësore, por lajmi i keq është dëmtimi i sulmuesit Blerim Krasniqi. I afruar këtë verë, ish-lojtari i Skënderbeut ka nxjerrë shpatullën dhe frika ishte e madhe mos kishte ndonjë problem me klavikulën dhe do të duhej operim.

Kontrollet mjekësore, sipas njoftimit që Teuta ka bërë, nxjerrin që Krasniqi nuk ka nevojë për operim. Durrsakët në komunikatën e mëposhtme zbulojnë edhe sa kohë sulmuesi do të duhet të qëndrojë pushim.

“Blerim Krasniqi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Egnatian. Pas ekzaminimeve të para në spitalin e Durrësit, rezulton se Krasniqit i ka dalë pjesa e sipërme e shpatullës. Në vazhdim do të ketë edhe ekzaminime të tjera.

Krasniqi, i ka shpëtuar një ndërhyrje kirurgjikale. Sulmuesi i Teutës do të qëndrojë pushim 3 javë dhe praktikisht do shihet nëse mund të bëj stërvitje të diferencuar. Rikthim të shpejtë Blerim”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Teuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!