Demokratët vijojnë strategjinë në komisione: Të dorëhiqet Xhafaj

schedule14:34 - 23 Maj, 2018

schedule 14:34 - 23 Maj, 2018

Deputetët demokratë janë koordinuar para pjesëmarrjes në komisionet parlamentare të ditës së sotme. Njëlloj si në ditët e kaluara, kanë orienruar debatin rreth dorëheqjes së ministrit të brendshëm, duke shkaktuar polemika me kolegët socialistë.

Deputetët demokratë pjestarë në komisione zhvilluan një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit ku vendosën vijimin e diskutimit të çështjes  “Xhafaj” në komisionet parlamentare pavarësisht rendit të ditës.

Deputetët demokrat u mblodhën në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit në 10 pa 15 minuta ku vendosën vijimin e pjesmarrjes në disa komisione parlamentare për të zbatuar strategjinë e denoncimit të çështjes “Xhafaj” pavarësisht rendit të ditës. Në komisionin e ligjeve kryetari Ulsi Manja vijoi shqyrtimin e kalendarit të paracaktuar për votim në komision, aq sa mundi…

Deputetët vazhduan denoncimin nga mikrofonet e një tjetër komisioni, atij të integrimit, duke theksuar se kjo është çështja më me rëndësi për shqiptarët të cilët i thërrasin të shtunën e 26 majit në orën 11 të protestojnë në Bulevardin dëshmorët e Kombit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!