Demokratët në të gjithë vendin u janë drejtuar qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në garën për kreun e ri të PD.
Në Lezhë do të votojnë për kryetarin e ri të partisë, 2402 votues. Si në të gjithë vendin, votimi është hapur në orën 08.00 dhe do të vijojë derisa të kenë votuar të gjithë anëtarët me të drejtë vote.
Ndërsa, në Fier kryetari i Partisë Demokratike në këtë qark Luan Baçi u shpreh se janë mbi 2,500 anëtarë aktivë që pritet të votojnë. Ai theksoi se në qendra ndodhen vetëm komisionerët dhe vëzhguesit e katër kandidatëve.
Sipas Baçit, vërehet një fluks i anëtarëve të PD që vijnë për të votuar ditën e sotme.
“Gjithë javës kemi thirrur anëtarësinë me të katërt kandidatët. Një interesim shumë i madh, dolëm nga një palë zgjedhje të vjedhura. Janë të motivuar për ta vijuar fushatën tjetër, të përballjes me Ramën.” s.b/abcnews.al/