Dëmet nga tërmeti: Familjes Pregegaj i shembet tarraca gjatë riparimeve, kërkojnë ekspertizë të dytë

schedule12:27 - 30 Gusht, 2020

schedule 12:27 - 30 Gusht, 2020

Banesa e familjes Pregegaj u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar, e prej asaj dite jetojnë në një konteiner.

11 familjarët prej 9 muajsh jetojnë të ndarë. Gjysma e familjes qëndron në Durrës, ndërsa të tjerët janë zhvendosur serish ne Pukë nga erdhën vite me parë.

Kryefamiljarët tregojnë se ekspertët e kalsifikuan shtëpinë në kategorinë DS3. Për këtë arsye ajo përfitoi afro 5 milion leke nga ndihma e qeverise, por kur nisen punimet u shemb papritur tarraca e shtëpisë.

Dile Pergegaj tregon për ABC News peripiecitë qe po has familja e saj që prej fundit të vitit të shkuar.

Krahas gjendjes së renduar ekonomike që është ulur këmbëkryq në familjen e saj, ajo thotë se tani kanë mbetur pa një strehë për të futur kokën.

Mark Pergegaj është personi që mban peshën më të madhe në këtë familje.

Sipas tij, shtëpia ishte dëmtuar shumë por ekspertet e klasifikuan gabimisht DS3, pasi ajo duhej të shembej dhe rindërtohej nga e para.

ABC News u interesua ne bashkinë e Durrësit për këtë rast, por aty kërkuan kohë për të dhënë një përgjigje, pasi kërkohet inspektimi i eksperteve në terren.

Burime zyrtare nga bashkia thonë se do merret në konsideratë si problem dhe me kalimin e kohës do t’i jepet një zgjidhje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!