Dembele pranë PSG, Barcelona gjen zëvendësuesin tek Atletico Madrid

schedule08:56 - 1 Gusht, 2023

schedule 08:56 - 1 Gusht, 2023

Me “yllin” francez, Ousmane Dembile gjithnjë e më afër kalimit te “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain, “katalanasit” e Barcelona janë duket menduar për pasaradhësin e “fantazistit” në repartin ofensiv.

Ndër emrat e përmendur në listën “blaugrana” është dhe ai i portugezit të Atletico Madrid, Joao Felix, me këtë të fundit, që po kërkon një “aventurë” të re, teksa prej kohësh nuk është më planet e teknkut Diego Simeone

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, kampionët e La Liga janë goxha të interesuar për transferimin e francezit dhe për të shmangur problemet me pagat, problem i cili i “ndjek” prej kohësh, klubi po mendon ta afrojë “luzitanin” në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!