Dembele mes katër rrugëve, Barça në “gjumë”, Chelsea dhe PSG “fërkojnë duart”

schedule16:15 - 30 Qershor, 2022

schedule 16:15 - 30 Qershor, 2022

Sot, më 30 qershor, kontrata e Ousmane Dembele me Barcelonën skadon pa pasur një zgjidhje të qartë se cila do të jetë e ardhmja dhe vendimi i anësorit francez. Teorikisht, sot pritej një përgjigje nga sulmuesi për propozimin që Barça ka pasur deri më tani dhe përsëriti në takimin që Moussa Sissoko , agjenti i lojtarit, zhvilloi të hënën e kaluar në Ciutat Esportiva me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff .

Klubi i Barçës nuk ka ndryshuar propozimin e tij ashtu siç dëshiron francezi, edhe pse bëhet lojtar i lirë, në “Camp Nou” nuk përjashtohet që ky rast të ketë ende rrugë.

Sipas “Mundo Deportivo”, në rast se përfundimisht nuk do të ketë një marrëveshje që çon në zgjatjen e marrëdhënies kontraktuale midis Barçës dhe Dembele , ai do të bëhet një agjent i lirë këtë të premte, më 1 korrik, me interesin e klubeve të tjera si Chelsea dhe Paris Saint-Germain për të marrë shërbimet. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!