Në malet e Delvinës vijon të ketë ende vatra aktive të vogla zjarri, të cilat rrezikojnë të aktivizohen.
Aktualisht, ndodhen në terren 70 forca të ushtrisë, forca zjarrfikëse, por edhe banorë të zonës.
Prefekti i qarkut Vlore, Flamur Mamaj, thotë se situata është nën kontroll.
Pritet që të normalizohet gjendja e zjarrit për të llogaritur edhe dëmet e shkaktuara.
Sipërfaqe të mëdha me kullota dhe pemë janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa janë djegur edhe dy banesa të pabanuara./ABC News Albania 24/7