Delofeu: Mund të kthehesha te Milani, ju tregoj pse zgjodha Udinesen

schedule18:37 - 30 Tetor, 2020

schedule 18:37 - 30 Tetor, 2020

Gerard Delofeu ishte pjesë e Milanit në periudhën janar-qershor 2017. Sulmuesi i majtë spanjoll u huazua nga Everton dhe la përshtypje të mira me kuqezinjtë, edhe pse këta të fundit vendosën të mos investonin te kartoni i tij.

Më pas erdhën aventurat me Barcelonën dhe Watford, teksa prej 5 tetorit është huazuar te friulanët e Udineses, ekip me të cilin ka shënuar një gol në tre takime të luajtura mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.

Mund të kthehesha te Milani, por mund të ikja edhe te Napoli. Gjithsesi, në fund zgjodha të pranoj ofertën e Udineses. Qëndrimi në stol nuk më pëlqen aspak dhe te Udinese mund të luaj rregullisht“, deklaron spanjolli për Gazzetta dell Sport. /abcnews.al