Përfaqësuesit e Rusisë dhe SHBA-së do të takohen sot në Stamboll, sipas një njoftimi të agjencise shtetërore ruse të lajmeve TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar.
TASS raportoi se të dy palët do të diskutojnë një numër “çështjesh të vështira”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Rikujtojmë se disa ditë më parë, drejtori i CIA-s , William Burns dhe homologu i tij rus, Sergei Naryskin, u takuan në Ankara në lidhje me pasojat e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Moska.
/abcnews.al