Del Piero “bekon” Dybala: Më ka mahnitur, e meriton të jetë kapiten i Juves

schedule21:37 - 2 Prill, 2020

schedule 21:37 - 2 Prill, 2020

Alessandro Del Piero është një nga legjendat e gjalla të Juventusit, por vështirë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” të kenë dashur dikë tjetër më shumë se atë. Ish-kapiteni i famshëm ka një debulesë për Paulo Dybala. Argjentinasin e njeh nga afër, e vlerëson dhe e sheh shumë mirë si kapitenin e ardhshëm të kampionëve të Italisë. Del Piero rrëfën për Sky Sports dhe rëndësinë e madhe që ka fanella me numër 10 e Juventusit.

Fanella me numër 10 e Juventusit peshon, peshon shumë madje. Kur luan në një skuadër të vogël ka rëndësi të shënosh dhe të paraqitesh mirë, ndërsa kur je pjesë e një skuadra të madhe si Juventusi vlejnë më shumë ndeshjet ku luan keq, të cilat duhet t’i reduktosh në maksimum.

Dybala ka provuar të mbajë shiritin e kapitenit te Juventusi, kështu që është në lërtësi për këtë detyrë. E njoh personalisht, mendoj se Paulo është shumë i pjekur. Mënyra se si e menaxhoi verën e kaluar dhe reagimi i bërë në fushën e blertë, ishin emblematike për personalitetin e tij. Është një lojtar i kompletuar edhe në këtë aspekt”, deklaron Dybala. /abcnews.al