Del një foto nga fëmijëria e Meghan Markle me nënën e saj

schedule08:25 - 14 Gusht, 2023

schedule 08:25 - 14 Gusht, 2023

Meghan Markle ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e saj Doria Ragland dhe kjo u bë e qartë në dokumentarin e Netflix, Harry And Meghan.

Aty në një nga pamjet e serialit është një foto e fëmijës së Meganit, 2-3 vjeç, e veshur me një këmishë të lezetshme me spirancë në pjesën e përparme, duke u përpjekur të prekë flokët e mamasë së saj, ndërsa ajo e shikon duke qeshur me butësi.

Është, siç mund ta shihni më poshtë, një fotografi e vjetër që mbetet në ekran për vetëm disa sekonda.

Nuk është i vetmi imazh i Meghan-it si fëmijë i përdorur në shfaqje, pasi kishte edhe një foto të Dukeshës si e porsalindur, me babanë e saj Thomas Markle duke përqafuar vajzën e tij ndërsa ajo flinte në gjoks./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!