Familjarët e të dyshuari Admir Murataj, personi i cili mbeti i varë ditën e djeshme gjatë grabitjes në Rinas janë paraqitur në morg. Ka qenë bashkëshortja e Muratajt, e cila konfirmoi identitetin e tij mëngjesin e kësaj të mërkure në Morgun e kryeqytetit. Admir Murataj nuk është emër i panjohuar. Ai ka qenë protagonist dhe organizator i të paktën tre grabitjeve të tjera të parave të bankave, dy në 2015-n dhe një 2017-n, për të cilën vetëm pak kohë më parë u dënuan 8 persona, Murataj ishte person i shpallur në kërkim prej 2 vjetësh. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas grabitjes së parave ditën e djeshme./abcnews.al
Del nga morgu, gruaja e Admir Muratajt shpërthen në lot
schedule11:47 - 10 Prill, 2019
schedule 11:47 - 10 Prill, 2019