Shtëpia e Beverly Hills ku jetuan Brad Pitt dhe Jennifer Aniston është në shitje për 44 milionë euro
Marrëdhënia mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ka përfunduar prej disa vitesh, por shtëpia që ndanë kur ishin bashkëshortë do të mbetet gjithmonë shtëpia e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston dhe sapo është kthyer në treg.
Vila në Beverly Hills, është në shitje në site të pasurive të patundshme amerikane për 44 milionë euro.
Dhe në fakt shifra është 7 milionë dollarë më pak se sa vlera e pasurisë.
Ja si është shtëpia dhe çfarë përfshihet në çmim?
Përveç mundësisë për të blerë një pjesë të historisë, sepse është shtëpia ku jetuan sëbashku Brad dhe Jennifer – prona është një perlë arkitekturore e projektuar nga një prej arkitektëve më të famshëm të Hollivudit, Wallace Neff.
Për më tepër, ajo është e pajisur me të gjitha llojet e rehatisë.
Pesë dhoma gjumi dhe dymbëdhjetë banjo, në tre katet e shtëpisë.
Një dollap i stërmadh dhe një palestër.
Një dhomë ngrënie që mund të mirëpresë 20 persona dhe një dhomë bar.
Është edhe një pishinë, një kopsht i madh, i kufizuar nga dy hyrje.
Ka edhe një fushë tenisi të rrethuar me një ngrehinë për mysafirët dhe gjithashtu një dhomë projeksioni ku mund të shikoni sukseset më të mëdha të dy aktorëve.
Dhe sigurisht që shtëpia është rinovuar tërësisht.
Zërat për një rikthim shkëndije mes Brad dhe Jennifer
Sa për blerësit potencialë, për fat të keq nuk ka gjasa që Brad Pitt dhe Jennifer Aniston do të vendosin të blejnë shtëpinë së bashku, pavarësisht shpresave të thashethemeve për një rikthim të mundshëm midis tyre.
Jennifer Aniston ka deklaruar kohët e fundit se nuk ka fare kohë për marrëdhënie të reja, duke shtuar:
“Fokusi im është tani puna, kështu që daljet romantike nuk janë një nga prioritetet e mia. Unë ende besoj në dashuri, por nuk e kërkoj atë me dëshpërim. Kur të vijë unë do ta mirëpres atë krahëhapur”.
Ndërkohë, fansat e Pitt dhe Aniston mund të rijetojnë ditët e lavdishme të marrëdhënies së tyre duke shfletuar fotot e shtëpisë që kanë ndarë, nëse nuk e blejnë atë. /abcnews.al