Plaçkitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles

schedule08:59 - 27 Qershor, 2025

schedule 08:59 - 27 Qershor, 2025

Shtëpia e aktorit të njohur Brad Pitt në Los Angeles është plaçkitur nga një grup prej tre vjedhësish.

Sipas Policisë së Los Angeles, tre të dyshuarit kanë hyre në shtëpinë që ndodhet në lagjen Los Feliz, të mërkurën vonë, përmes një dritareje dhe kanë “plaçkitur vendin”.

Policia nuk ka konfirmuar nëse shtëpia i përket aktorit të njohur që ka fituar çmimin Oscar, por adresa e dhënë përputhet me atë të një shtëpie që Pitt ka blerë në vitin 2023.

Autoritetet kanë njoftuar se dyshuarit kanë ikur me sende të vjedhura, megjithëse nuk është e qartë se çfarë është marrë. Raportet nga media amerikane tregojnë se aktori nuk ka qenë në shtëpi në momentin e vjedhjes. Pitt ka qenë në Britaninë e Madhe këtë javë për premierën e filmit të tij të ri F1, që pritet të publikohet të premten. Ai ishte i shoqëruar nga aktori i famshëm Tom Cruise dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, i cili ka fituar shtatë tituj Kampion i Botës për Shoferët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, sipas kohës lokale të mërkurën, dhe policia e Los Angeles nuk ka konfirmuar ende vlerën e sendeve të vjedhura. BBC-ja ka kontaktuar përfaqësues të aktorit për koment.

Shtëpia e madhe me tre dhoma gjumi ndodhet në afërsi të Parkut Griffith, që është vendndodhja e famshme e Shenjës së Hollyëood-it. Shtëpia është e rrethuar nga një gardh i lartë dhe bimësi, që e mbron atë nga shikimi i kalimtarëve.

Kjo ngjarje vjedhjeje vjen pas një seri vjedhjesh të ngjashme në qytet, që kanë përfshirë edhe emra të tjerë të famshëm, si Nicole Kidman dhe Keith Urban.

Muajin e kaluar, një person është arrestuar për akuzat e ngacmimit dhe dëmtimit të pronës, pasi dyshohet se ka goditur me makinë portën e shtëpisë së ish-gruas së Pitt, Jennifer Aniston./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!