Del fotoja historike: Ky është ajsbergu që fundosi Titanikun

schedule08:31 - 15 Qershor, 2020

schedule 08:31 - 15 Qershor, 2020

Një që tregon “ajsbergun që fundosi Titanikun” ka dalë në sipërfaqe 108 vite pasi katastrofa historike mori më shumë se 1,500 jetë njerëzish.

Fotoja bardhezi është shkrepur rastësisht dy ditë para se të ndodhte fundosja nga kapiteni i një anijeje tjetër që po kalonte Atlantikun.

Kapiteni në fjalë i cili ka shërbyer në bordin e SS Etonian, kishte pasion fotografinë dhe arriti që të shkrepte një foto të ajsbergut gjigant me aparatin e tij fotografik.

Po ashtu, ai la një shënim në atë foto me koordinatat gjeografike të vendit të cilat ishin pothuajse të njëjtat me ato ku Titaniku u përplas me një ajsberg 40 orë më vonë dhe u fundos në fund të detit.

Pasi arriti në NeeYork, Wood e lau fotografinë dhe ia dërgoi stërgjyshes së tij bashkë me një letër në të cilën ai shkruante se ky është ajsbergu që fundosi Titanikun. Titaniku u përplas me ajsbergun rreth orës 10.20pm më 14 prill të vitit 1912 dhe u fundos në det tre orë më vonë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!