Del foto/ Ky është emigranti shqiptar që u qëllua me armë zjarri nga Policia greke, person me të shkuar kriminale

schedule13:25 - 27 Shtator, 2022

schedule 13:25 - 27 Shtator, 2022

Esmin Ferhati është 30-vjeçari shqiptar që u qëllua sot në këmbë nga një oficere greke, në kuadër të një operacioni policor antidrogë në Universitetin Teknologjik Zografou në Athinë.

30-vjeçari u përplas fizikisht me oficeren e policisë gjatë  aksionit policor në orën 06:00 të mëngjesit, ku u arrestuan 22 persona.

Oficerja  ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.

Ferhati  është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.

Emigrant shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.

Gjatë përleshjes me oficeren e policisë, Ferhati ka sulmuar me kaçavidë policen. Më pas  për tu vetëmbrojtur, oficerja e  qëlloi Ferhatin  me armën e shërbimit në këmbë.

Sakaq rezulton se i riu është një person i njohur për policinë greke, ai shpërndante drogë dhe grabiste disa zona perfikerike në Atikë.

/abcnews.al/