Dekreti i Begajt, Meta i përgjigjet Berishës: E drejtë e tij të thotë ç’të dojë, zbatova Kushtetutën

schedule21:22 - 6 Qershor, 2022

schedule 21:22 - 6 Qershor, 2022

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat e tij për procedurën e ndjekur për lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Berisha e ka cilësuar si anti-kushtetuese firmosjen nga Stambolli, teksa Meta ishte në një vizitë zyrtare.

Ndërkaq, Meta shprehet se është e drejtë e Berishës të thotë ç’të dojë, ndërsa shton se ai është koherent me Kushtetutën dhe procedura ka qenë transparente.

Lexo edhe: Firma e Metës për Begajn nga Turqia, Berisha: Si Ali Pasha, trupin në Janinë e kokën në Stamboll

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë me koherent në mbrojtje të Kushtetutës, me falni për modestinë, por ai është Ilir Meta.

Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes”, tha ai në Syri TV.

Meta sqaron më tej edhe procedurën e ndjekur. “Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tiranë. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetuten dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem”, tha Meta.

Meta ka shtuar gjithashtu se vendndodhja fizike nuk është e rëndësishme. “Vendndodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë”, tha ai. g.v/abcnews.al