Dekonspiroi operacionin e policisë, prokuroria merr të pandehur efektivin në Elbasan

schedule14:51 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:51 - 20 Tetor, 2020

Prokuroria ka marrë nën hetim një efektiv policie në Elbasan. Burime bëjnë me dije për Abc News se bëhet fjalë për Eduart Hasanin, i cili dyshohet se ka dekonspiruar një operacion të policisë ndaj një grupi kriminal.

Në 1 korrik 2019, policia kreu një operacion në fshatin Papër të Elbasanit duke kapur sasi të madhe armësh, një pjesë e tyre mjaft e avancuar.

Pas operacionit, policia konstatoi se ishin dekonspiruar duke filluar hetimin e brendshëm. Nga të dhënat rezultoi se operacioni ishte dekonspiruar nga Hasani duke bërë që të pezullohej nga pune. Me një vendim të Apelit, Hasani u rikthye në punë, por tani duhet që të japë llogari para prokurorisë për ngjarjen në fjalë. /abcnews.al