Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, ishin të koordinuara.
Më tej ai argumentoi se përfshirja e emrit të Arben Ahmetajt vërteton faktin që deklaratat ishin në koordinim, dhe jo siç u pretendua se mund të ishte presioni i Veliajt ndaj Ramës.
“Deklaratat e Ramës dhe Veliajt kanë qenë tërësisht të koordinuar. Një element shumë delikat i Velijat më bën të mendoj që ka pasur koordinim. Ai përmendi që edhe zëvendës, i Ramës ndodhet në arrat. Në formë tjetër do ishte marrë si presioni i Veliajt ndaj Ramës. Këtë e vërteton dalja e Ramës, që nuk është. Ajo që tha Veliaj me përfshirjen e Arben Ahmetajt, ishte një koordinim. Dolën në portale të opozitës që u tha se Veliaj po i bën presion Ramës.”, tha Minxhozi.
/abcnews.al