Deklaratat e Piperos për Deltën, mjeku: Ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet Covid, me çfarë tagri flet?

schedule12:01 - 10 Gusht, 2021

schedule 12:01 - 10 Gusht, 2021

Së fundmi, mjeku Pëllumb Pipero është shfaqur sërish në ekrane për të folur kryesisht rreth variantit Delta pasi u konfirmua zyrtarisht prezenca e tij në vendin tonë.

Megjithatë, mjeku imazherist në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ka dalë kundër deklaratave të fundit të bërë nga Pipero. Renato Osmënaj, në një postim në Facebook, e cilëson Pëllumb Piperon si një “ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet Covid.”

Sipas Osmënajt, Pipero nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektime e për këtë arsye nuk duhet të bëjë deklarata të nivelit kombëtar rreth pandemisë.

POSTIMI NË FACEBOOK

“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet covid bën deklarate tē nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione pēr pandemi!
Një hajdut dhe një media ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!